HUMBJA E LORDOZËS CERVIKALE
Cfarë është:
Kolona vertebrale përbëhet nga tre lakime fiziologjike që i japin asaj forcën dhe fleksibilitetin. Një ‘lordozë cervikale’ e shëndetshme i referohet lakimit natyral të shtyllës kurrizore në pjesën cervikale.Çrregullimi në këto lakime sjell shqetësimë dhe mund të bëhet shkaktar I patologjive të ndryshme. Kur ka një humbje të lordozës së qafës, qafa mund të bëhet anormalisht e drejtë.Shkaqet:
Humbja e lordozës cervikale mund të vijë nga shkaqe të ndryshme por kryesisht vjen nga mbajtja e një posture të gabuar gjatë përditshmërisë dhe nga dobësimi I muskulaturës me kalimin e kohës.Simptomat:
Në fillim pacienti ndjen vetem dhimbje qafe të vazhdueshme për shkak të tendosjes së muskujve dhe me kalimin e kohës simptomat mund të përkeqësohen.Fillimisht vihet re ndryshimi I posturës së kolonës cervikale ku kemi mbajten drejt te qafës dhe mbajtjen përpara të kokës. Humbja e lordozes cervkale:- çrregullon të gjithë biomekanikën e shtyllës kurrizore duke e dobësuar muskulaturën ,
- e bën më të ndjeshme ndaj dëmtimeve
- nuk lejon kolonën cervikale të suportojë kokën në mënyrë të barabartë
- shton presionin mbi disqet ndërvertebralë duke ndikuar në përshpejtimin e procesit të degjenerimit të disqeve.
Kjo çon në shfaqjen e simptomave të tjera neurologjike pra me origjinë nervore si:
- Dhimbja e kokës
- Marramendja
- Nausea (Ndjesia e të vjellave)
- Humbja e ekuilibrit
- Ndjesi mpirje që mund të referohet deri te bërryli ose te deri te gishtat e dorës.
Diagnostikimi
Diagnostikimi I humbjes së lordozës cervikale bëhet me anë të ekzaminimit fizik dhe atij imazherik. Gjatë ekzaminimit fizik, pacienti shpjegon simptomat ndërsa specialist bën ekzaminimin e muskulaturës, posturës dhe kryen testet dhe matjet e nevojshme muskulare. Në rast se specialist e gjykon të arsyeshme mund tju referojë për ekzaminime shtesë imazherike si grafia (X ray) apo rezonanca magnetike (MRI).Si trajtohet me fizioterapi humbja e lordozës cervikale?
Në klinikën “Physiolife Therapy” për rehabilitimin e humbjes së lordozës cervikale aplikohet terapi manuale, terapi ushtrimore dhe ne rast se eshte e nevojshme modalitete dhe aparatura te ndryshme.Gjate terapise manuale behet identifikimi i disbalances muskulare ne qafe,sepse gjate humbjes se lordozes cervikale disa muskuj jane te zgjatur se tepermi ndersa disa jane te kontraktuar.Punohet me teknika specifike per te rikthyer balancën muskulare.Pas rikthimit të balancës muskulare përdoret traksioni manual, teknikë per zgjerimin e hapësirës ndërvertebrale sepse gjate humbjes së lordozës vertebrat afrohen me shume se c duhet dhe japin simptomat neurologjike qe mund te keni si dhimbje koke apo marrje mendsh.
Në fund punohet me terapi ushtrimore specifike me ushtrime ne varesi te gjendjes së pacientit për stimulimin e rikthimit te harkut dhe forcimin e muskulaturës