Rikthim i humbjes se harkut te lordozes cervikale

Ana mari
Pacientja u paraqit pranë klinikës tonë me dhimbje të mëdha të qafës, marrje mendsh dhe dhimbje koke. Pas ekzaminimeve fizike u përcaktua humbje e lordozës cervikale e cila si pasojë kishte shkaktuar edhe ngushtim te hapësirës ndërvertebrale duke prekur pjesën e diskut dhe duke dhënë simptomat neurologjike;marrjen e mendve dhe dhimbjen e kokës.

Trajtimi: Protokolli i trajtimit u përcaktua pas vizitës. Ne fillim, trajtimi u fokusua në shkriftimin e muskulaturës së kontraktuar të qafës dhe shpinës. Në këtë faze objektivi kryesor është lirimi i kontrakturave dhe ulja e dhimbjes. Pas reduktimit të dhimbjes, nëpërmjet traksioneve manuale u arrit zgjerimi i hapësirës ndërvertebrale duke dhënë lehtësim te menjëhershëm të simptomave neurologjike dhe pacientja nuk ankohej më për dhimbje koke apo marramendje. Pas këtyre dy fazave, protokolli i trajtimit konsiston në përdorimin e terapisë ushtrimore specifike me ushtrime zgjatëse dhe forcuese për ti dhënë harkut të humbur të lordozës cervikale formën e duhur dhe për të forcuar muskulaturën mbajtëse të kolonës cervikale.

Në përfundim të seancave, pacientja u udhëzua te ndiqte planin e trajtimit në shtëpi me anë të ushtrimeve të personalizuara të shpjeguara me anë të videove.

Physiolife therapy
Histori Suksesi