HERNIA DISKALE
CFARË ËSHTË?
HERNIA DISKALE ËSHTË NJË GJENDJE PATOLOGJIKE QË KARAKTERIZOHET NGA NJË NGUSHTIM I HAPËSIRËS NDËRVERTEBRORE DHE DALJE E DISKUT.
VECANËRISHT TË PREKURA JANË PJESA E BELIT( LUMBARE) DHE AJO E QAFËS ( CERVIKALE) TË HTYLLËS KURRIZORE.
NJË PJESË E PËRMBAJTJES SË DISKUT LËVIZ DHE DEPËRTON NË INDIN LIDHOR QË GJENDET ATY PRANË.KJO PASOHET NGA ZHVENDOSJA E MASËS XHELATINOZE, E CILA SHTYP NË KËTË MËNYRË PALCËN E KURRIZIT OSE RRËNJËT E NERVAVE.PËR SHKAK TË NJË DOBËSIMI TË UNAZËS FIBROTIKE AJO FORMONN NJË GUNGË QË DEL JASHTË SHTYLLËS KURRIZORE. UNAZA FIBROTIKE MBETET E PAPREKUR, NË DISA RASTE AJO MUND TË SHKAKTOJË DHE CRREGULLIME NEUROLOGJIKE.
HERNIA DISKALE MUND TË JETË E LIDHUR ME NJË DOBËSI TË INDIT LIDHOR, SI PASOJË E MOSHËS OSE E MBINGARKESAVE MEKANIKE, QË MUND TË SHKAKTOJNË NJË LËVIZJE TË BËRTHAMËS SË DISKUT.PJESA MË E MADHE E HERNIEVE DISKALE SHFAQEN NË PJESËN E BELIT(LUMBARE) TË SHTYLLËS KURRIZORE.
SHKAQET:
§ NDRYSHIMET DEGJENERATIVE NDËRVERTEBRORE APO DHE NGA TRAUMA TË NRYSHME.
§ MBINGARKESAT MEKANIKE MBI SHTYLLËN KURRIZORE
§ DEGJENERIM I DISQEVE
§ HIPOTONIA
§ OBEZITETI
§ TRAUMAT SPINALE
FAKTORË RISKU:
§ MOSHA
§ DUHANPIRJA
§ PESHA
§ GJATËSIA
§ PROFESIONI
SIMPTOMAT:
SHUMICA E HERNIEVE DISKALE NDODHIN NË PJESËN E POSHTME TË SHPINËS PRA NW ATW LUMBARE POR MUND TW NDODHIN EDHE NW PJESEN CERVIKALE.HERNIET TORAKALE JANW TW RRALLA.
DHIMBJE NË KRAHË OSE NË KËMBË: NËSE HERNIA DISKALE JU PREK PJESEN EPOSHTME TË SHPINËS, DO TË NDJENI DHIMBJE NË VITHE, KOFSHË DHE PULPË. MUND TË KENI DHIMBJE EDHE NË NJË PJESË TË KËMBËS.
NËSE ESHTË NË QAFË DO TË NDJENI DHIMBJE NË SHPATULL OSE KRAH. KJO DHIMBJE MUND TË GODASË NË KRAHUN OSE KËMBËN TUAJ KUR KOLLLITENI, TESHTINI, OSE LËVIZNI NË POZICIONE TË CAKTUARA. DHIMBJA SHPESH PËRSHKRUHET SI E MPREHTË OSE DJEGËSE.
MPIRJE OSE NDJESI SHPIMI GJILPËRASH: KJO MUND TË NDODHË KUR NJË HERNIE DISKALE SHTYP PALCËN KURRIZORE OSE NERVAT QË DALIN NGA PALCA KURRIZORE. KJO NDJESI MUND TË HAPET PËRGJATË NERVIT NË KRAHË OSE NË KËMBË.
DOBËSI TË MUSKUJVE: KUR NJË HERNIE DISKALE SHTYP NJË NERV, MUSKUJT E LIDHUR ME NERVIN MUND TË DOBËSOHEN. KJO MUND TË SHKATKOJ PENGESË GJATË ECJES.
DHIMBJE: ZAKONISHT DHFAQET NË SHPINË DHE MUND TË PËRHAPET NË KRAHË OSE NË KËMBË. MUND TË JËTË THERËSE OSE DJEGËS
DIAGNOZA
GJATË EKZAMINIMIT FIZIK SPECIALISTI DO TË KONTROLLOJË ME ANW TW TESTEVE DHE MATJEVE MUSKULARE MSKULATURWN DHE POSTURWN TUAJ PËR TË NDIHMUAR NË PËRCAKTIMIN E SHKAKUT TË DHIMBJES TUAJ.
SPECIALISTI MUND TË KRYEJ EDHE NJË EKZAMINIM NEUROLOGJIK PËR TË KONTROLLUAR :
§ REFLEKSET
§ FORCA E MUSKUJVE
§ AFTËSIA PËR TË ECUR
§ AFTËSIA PËR TË NDJERË PREKJE TË LEHTA, THUMBA OSE DRIDHJE.
EKZAMINIME IMAZHERIKE
§ REZONANCA MAGNETIKE
§ GRAFI SKANER
§ ELEKTROMIOGRAMA
SI TRAJTOHET ME FIZIOTERAPI HERNIA DISKALE?
QËLLIMI I TRAJTIMIT:
LEHTËSIMIN E DHIMBJEVE
RIKTHIMIN E PACIENTIT NË AKTIVITET E JETËS SË PËRDITSHME
TRAJTIMI VARET GJITHMONË NGA GRADA E SAJ DHE GJENDJA E PACIENTIT.
FIZIOTERAPIA SYNON NË ULJEN E DHIMBJES SË PACIENTIT , REDUKTIMIN E KOMPRIMIMIT TË RADIKSEVE NERVORE DHE RIKTHIMIN E PACIENTIT NE AKTIVITETET E JETËS SË PËRDITSHME.
KJO ARRIHET NËPËRMJET TEKNIKAVE MIOFASCIALE DHE MODALITETEVE FIZIOTERAPEUTIKE.
NJË ROL KRYESOR NË QETËSIMIN E DHIMBJEVE E LUAN EDHE EDUKIMI I PACIENITIT, KU KËSHILLOJMË PACIENTIN PËR MËNYRËN SE SI DUHET TË QËNDROJË ULUR, SHTRIRE, GJATË ORARIT TË PUNËS, SI DUHET TË KRYEJ VEPRIMTARI TË TJERA TË JETËS SË PËRDITSHME PA E SHTUAR DHIMBJEN DHE DËMTIMIN AKTUAL TË PACIENTIT.
SI TA PARANDALOJMË?
KËSHILLAT PËR PARANDALIMIN E NJË HERNIE DISKALE PËRFSHIJNË:
§ PËRDORIMI I TEKNIKAVE TË DUHURA PËR NGRITJEN E SENDEVE TË RËNDA .
§ SHMANGIA E LËVIZJEVE TË DHIMBSHME DHE KONSULTIMI I MENJËHERSHËM ME MJEKUN NQS SHFAQEN SIMPTOMA
§ MENAXHIMI I PESHËS