- admin
- 0 Comments
Skolioza është një devijim tre dimensional i shtyllës kurrizore, pra përfshin tre plane; planin lateral, planin frontal dhe planin transversal. Skoliozat mund të jenë në formën e gërmës “C” ose në formën e gërmës “S”. Skolioza sipas statistikave është më e shpeshtë tek vajzat se sa tek djemtë.
Skolioza është një problem shëndetësor ku shtylla kurrizore është e lakuar nga njëra anë në tjetrën. Shtylla kurrizore e një personi me skoliozë mund të ngjajë më tepër si një “S” se sa si një vijë e drejtë. Afërsisht 2% e popullsisë kanë një lakim skoliotik në shtyllën kurrizore dhe përreth 10% e këtyre janë raste të rënda.
Skolioza është quajtur e tillë sipas zonës ku ndodhet kulmi i lakimit në shtyllë. Më shpesh këto lakime ndodhin në pjesën e kraharorit (torakale) dhe në pjesën ndërmjet kraharorit dhe mesit (torakalo-lumbare).
Adoleshenca e hershme, veçanërisht mosha ndërmjet 11 dhe 14 vjeç është koha ideale për të kontrolluar shtyllën kurrizore për skoliozë. Skolioza mund të përparojë gjatë adoleshencës nëse nuk trajtohet gjatë kësaj periudhe.
Cilat janë shenjat e para posturale të skoliozës?
Njëri sup është më i lartë se tjetri,
Trungu paraqitet i anuar,
Pelvisi paraqitet ne disnive,
Asimetri e belit,
Koka rri e anuar në një anë.
Cfarë mund të arrihet nëpërmjet fizioterapisë?
Ulja e gradës së devijimit,
Arritja e balances muskulare,
Përmirësimi i postures,
Reduktimi i dhimbjes,
Rritja e rezistencës dhe forces muskulare.