Korrigjim i skoliozës te adoleshentët

 

DIAGNOZA: SKOLIOZË TORAKO-LUMBARE NË FORMË C

MOSHA:12 VJEC

PACIENTJA U PARAQIT NË KLINIKË ME EKZAMINIM IMAZHERIK GRAFI) ku ishte përcaktuar skoliozë torako lumbare në formë c.

Pas matjes së këndit të devijimit u përcaktua një devijim 15 gradë  troakale në anën e djathtë. Matjet e  tjera me skoliometër përcaktuan devijim 5 gradë në zonën torakale.

Për sa i përket posturës u përcaktua:

  • Disnivel i lehtë i supit dhe skapulave.
  • Disnivel i theksuar i bacinit,
  • Disnivel i gjatësisë së këmbëve
  • Njëra nga shputat me hark të sheshtë.

Protokolli i trajtimit  u përcaktua tre seanca 60- minutëshe në javë me një ditë pushim ndërmjet seancave. Gjatë një seance kombinohej terapia manuale për lirimin e muskulaturës së shkurtuar me terapinë ushtrimore specifike sipas devijimit të pacientes duke ndjekur konceptin e Schroth dhe Klappit për trjatimin e skoliozës me ushtrime zgjatëse të muskulaturës së shpinës  dhe forcuese për anën e majtë të muskulaturës. Protokolli i trajtimit përfshinte gjithashtu edhe ushtrime të korrigjimit postural dhe ushtrime të frymëmarrjes.

Në fund të seancave,pacientja pati një përmirësim prej 12 gradësh ku skolioza nga 15 gradë shkoi në 3 gradë,rikthim të plotë të balancës muskulare dhe përmirësim I posturës.U udhëzua që të vazhdonte programin ushtrimor në shtëpi duke ndjekur edhe notin për forcimin e muskulaturës dhe mirëmbajtjen e rezultatit.

PhysioLife

Rr.Andon Zako Çajupi,pwrballw Farmaci Daja,ish Bllok

+3556827 82 222

info@physiolifetherapy.com

PhysioLife
Histori Suksesi
Ndrydhja e kyçit të këmbës: pse nuk duhet neglizhuar
10Oct

Ndrydhja e kyçit të këmbës: pse nuk duhet neglizhuar

Një ndrydhje e kyçit që nuk rehabilitohet shpesh përsëritet. Mësoni çfarë të…

Pas insultit (iktusit): si e ndihmon fizioterapia rikthimin në jetën e përditshme
10Oct

Pas insultit (iktusit): si e ndihmon fizioterapia rikthimin në jetën e përditshme

Si ta njihni insultin dhe pse rehabilitimi duhet të nisë herët. Çfarë…

Dhimbja e thembrës në mëngjes: fasciti plantar dhe si trajtohet
10Oct

Dhimbja e thembrës në mëngjes: fasciti plantar dhe si trajtohet

Dhimbja e thembrës në hapat e parë të mëngjesit shpesh vjen nga…