Korrigjimi i skoliozes

Diagnoza: Skoliozë e moderuar pediatrike

Mosha: 14 vjec

Pacientja u paraqit në klinikë me ekzaminim imazherik (grafi) ku ishte përcaktuar skoliozë e moderuar torako-lumbare në formë S. Pas matjes së këndit të devijimit u përcaktua një devijim 45° ne pjesën e sipërme dhe 35° në pjesën e poshtme. Matjet e tjera muskulare me anë të skoliometrit përcaktuan disbalancë muskulare në pjesën e shpinës 11° në pjesën e sipërme dhe 5° në pjesën e poshtme.

Për sa i përket posturës u përcaktua humbje e lordozës cervikale në pjesën e qafës, humbje e lehtë e kifozës torakale, disnivel i lehtë i supeve dhe disnivel i pelvisit.

Pacientja ishte diagnostikuar me skoliozë që në moshën 10 vjecare ku këndi i devijimit ishte rreth 25° në pjesën e sipërme dhe rreth 17° në pjesën e poshtme. Për shkak të neglizhimit të trajtimit dhe zgjatjes së menjëhershme në pubertet, devijimi ka avancuar.

Protokolli i trajtimit u përcaktua tre seanca 60-minutëshe në javë me një ditë pushim ndërmjet seancave. Gjate një seance kombinohej terapia manuale për lirimin e muskulaturës së shkurtuar në anën e djathtë të pjesës së sipërme dhe në anën e majtë të pjesës së poshtme të shpinës me terapinë ushtrimore specifike sipas devijimit të pacientes duke ndjekur konceptin e Schroth për trajtimiin e skoliozës me ushtrime zgjatëse të dy anëve të shkurtuara të muskulaturës së shpinës dhe ushtrime forcuese për dy anët e tejzgjatura të muskulaturës. Protokolli i trajtimit përfshinte gjithashtu edhe ushtrime të korrigjimit postural dhe ushtrime të frymëmarrjes.

PhysioLife
Histori Suksesi
Ndrydhja e kyçit të këmbës: pse nuk duhet neglizhuar
10Oct

Ndrydhja e kyçit të këmbës: pse nuk duhet neglizhuar

Një ndrydhje e kyçit që nuk rehabilitohet shpesh përsëritet. Mësoni çfarë të…

Pas insultit (iktusit): si e ndihmon fizioterapia rikthimin në jetën e përditshme
10Oct

Pas insultit (iktusit): si e ndihmon fizioterapia rikthimin në jetën e përditshme

Si ta njihni insultin dhe pse rehabilitimi duhet të nisë herët. Çfarë…

Dhimbja e thembrës në mëngjes: fasciti plantar dhe si trajtohet
10Oct

Dhimbja e thembrës në mëngjes: fasciti plantar dhe si trajtohet

Dhimbja e thembrës në hapat e parë të mëngjesit shpesh vjen nga…