Dhimbja e mesit nga qëndrimi ulur: udhëzues për shoferët dhe punonjësit e zyrës
Ju dhemb mesi pas orëve në makinë ose në zyrë? Mësoni pse…

Pacientja u paraqit pranë klinikës tonë me dhimbje të mëdha të qafës, marrje mendsh dhe dhimbje koke. Pas ekzaminimeve fizike u përcaktua humbje e lordozës cervikale e cila si pasojë kishte shkaktuar edhe ngushtim te hapësirës ndërvertebrale duke prekur pjesën e diskut dhe duke dhënë simptomat neurologjike;marrjen e mendve dhe dhimbjen e kokës.
Trajtimi: Protokolli i trajtimit u përcaktua pas vizitës. Ne fillim, trajtimi u fokusua në shkriftimin e muskulaturës së kontraktuar të qafës dhe shpinës. Në këtë faze objektivi kryesor është lirimi i kontrakturave dhe ulja e dhimbjes. Pas reduktimit të dhimbjes, nëpërmjet traksioneve manuale u arrit zgjerimi i hapësirës ndërvertebrale duke dhënë lehtësim te menjëhershëm të simptomave neurologjike dhe pacientja nuk ankohej më për dhimbje koke apo marramendje. Pas këtyre dy fazave, protokolli i trajtimit konsiston në përdorimin e terapisë ushtrimore specifike me ushtrime zgjatëse dhe forcuese për ti dhënë harkut të humbur të lordozës cervikale formën e duhur dhe për të forcuar muskulaturën mbajtëse të kolonës cervikale.
Në përfundim të seancave, pacientja u udhëzua te ndiqte planin e trajtimit në shtëpi me anë të ushtrimeve të personalizuara të shpjeguara me anë të videove.
Ju dhemb mesi pas orëve në makinë ose në zyrë? Mësoni pse…
Ju zgjon natën mpirja e gishtave? Mësoni çfarë është sindroma e tunelit…
Ju dhemb ana e jashtme e bërrylit kur përdorni mausin ose mjetet…
WhatsApp us